Fatihaja e njeriut
>> Thursday, April 05, 2007
Ec e vështro mbi qiellin e stolisur,
vështro Tokën e fortuar
vështro yjet që shkëlqejnë
vështro hënën si ndryshon
vështro diellin si rrugën e bënë...
Ndalu e mendo mbi kulmin pa shtylla,
mbi vendqëndrimin tënd pa themel
mbi kandilat pishtarë të gjithësisë
mbi hënën bukuroshe me trajta
mbi ajrin që të ftohë e të ngrohë...
Ndalu e kujto natën që vjen me gjumin,
kujto ditën që sjellë gjallërinë
kujto frymën që mbush kraharorin
kujto shpresën për të jetuar
kujto momentin që sjellë shkatërrimin...
Shiko e gjyko për syrin me qerpik,
për vetullat mbi sy të rënduara
për zgavrat e hundës me qime
për gjuhën fantastike me shije
për zërin që bëhet fjalë të kuptosh...
O njeri, trego se nuk u krijove nga një "bum",
se nuk ishe askush dhe u bëre dikush
se gjurmët tua janë argument
se zemra jote e dobët kërkon mbështetje
se gjuha jote fsheh besimin
se arsyeja jote njehë plotësisht Zotin...
Ndalu e vështro, mendo e beso
mbi një Krijues të pa të meta,
mbi Mëshirën që mbanë botën
mbi Fuqinë që s’njeh dobësinë
mbi Zotin një, të Vetmin, të Pashoqin!
Mehas Alija,
Tetove
0 Komentet:
Post a Comment