Shperngulja
>> Friday, February 08, 2008
Ali SYLAJ
Po s`u shpërngule nga Meka në Medine
Nën pushtet idhujsh jetën do kalosh
Ushtri e territ të shkakton mundime
Torturë pas torture,
Zotin ta mohosh
Shtëpinë e shejtë ngulfatur ta kan
Me zotra të rremë ,sa neveri
Në sfond të zemrës terri i zi katran
Lëshohet ngadal e shpirtin mbyllë në robëri
Shpërngulu me të shpejtë,
pas Profetit vrapo
Braktise vendlindjen dhe pasurinë që s`ka vlerë
E verteta të pret,pa frikë ate e kërko
Pastrohu nga kotësirat,
I lirë do jeshë përherë
0 Komentet:
Post a Comment