Buzëqeshjes tënde
>> Monday, April 07, 2008
Shkruan: Hamdi NUHIJU
7 prill 2008(…..)
7 prill 2008(…..)
Fjalët e mbivlerësuara nga ndjenjat,
Nga çasti në çastë më rrëmbejnë,
Buzëqeshjes tënde i këndoj,
Me tingujtë e lumit Shkumbim …
Sytë e tu prej safrani,
Si afsh dashurie më kafshojnë,
Në parkun e Pashës,
Këtu në Tetovë…
Kumbuan ezanet ,sadakatë,
Sexhdeja e ëmbëlsuar,
Me shami më je si Hyri,
Sot linda përsëri…
Buzëqeshjes tënde t`i them dy fjalë,
Dy fjalë hiri dhe kënaqësie,
Kjo bejte lindi dhe do jetojë,
Nën hijen e flladitshme të fjalës TË DUA…
0 Komentet:
Post a Comment