Ki mëshirë për të...
>> Friday, April 25, 2008
Ki mëshirë për të...

Lotë të ftohtë rrjedhin për sytë që u humbën përgjithmonë.
Humba kuptimin dhe u mundova që të mbijetoj!
Por s’është e njejtë jo…jo pa ty!
S’jam e përkryer dhe ty kurrë s’të pengonte!
Gjithçka ndanim bashkë, dhimbjet, ëndërrat, sekretet!
Qeshnim tërë ditën vetëm për ta harruar atë që kaluam!
E di se kjo e qeshur është false, por ç’gjë tjetër mund të bëj?!
Gjërat e vogla më rikujtojnë si një pikturë në kornizë,
por të dyjat e dijmë se kurrë nuk do të jetë si më parë!
por të dyjat e dijmë se kurrë nuk do të jetë si më parë!
Më mungon moj motra ime dhe kjo është e dukshme!
Oh Zot mos ma merr atë e të më lësh mua!
Dhimbja që ndjej nga humbja e saj,
është shumë më e rëndë sa mund ta baj!
është shumë më e rëndë sa mund ta baj!
I fshij lotët nga faqja ime dhe mundohem
të dukem se mund të vazhdoj,
por nuk e di se sa mund të zgjasë ky gëzim i rrejshëm!
A mos vallë është koha që ajo të më lërë nga kjo botë?!
Dhe të lutem Zot, më trego se si të vazhdoj!
Sepse jam e pafuqishme, qëndroj e ndrirë…!
Nga Anglishtja: Dritan SKENDERI, Tetove
0 Komentet:
Post a Comment