Femra ne Islam
>> Thursday, April 03, 2008
Nga Anglishtja: Dritan SKENDERI
Në ty shohim femrën ideale të Lindjes,
gjthëçka që Perëndimi e humbi në greminen që ra.
Ti je gruaja më e mire, vetmohuese, e bindur,
dhe me plot të vërteta ndaj burrit, e me një jetë gjithmonë të kënaqshme.
Me familje e fëmijë, punë e shtëpi je e mbrojtur me mburojën e pastërtisë
me ligjet e vendit e me sheriat je e mbrojtur nga ligësitë, e ruajtur nga të gjithë.
Dhe karakteri yt i jashtëzakonshëm, lufta, nuk lejon që amoraliteti e ndytësyra
të përlyej shenjtërinë e amësisë sate!
Në kulmin e ndytësisë së një dite bajate, dhe thashethemeve të liga e të tepruara...
S'lejon kënd të hedhë hije mbi nderin tënd, nuk çohet thashetheme!
Të mbroftë Allahu nga gjithëçka, të mbroftë Ai nga fjalet e liga.
Allahu është i Vërtetë.
0 Komentet:
Post a Comment