Ju të Artit Hyjnor
>> Tuesday, April 29, 2008
Rumi
Zemrën që ke humbur, kërkoje nga shpirti
Qetësinë e jetës kërkoje nga shpirti
Hiq dorë nga froni i trupit,
dhe vëndoje kurorën e shpirtit
Përshkoi qiejt,
Saturnin e shpirtit tënd lartësoje
Shkrirja e sheqerit, vetëm se e ëmbëlson shijen
Kur ndërmjet dhëmbëve të tu,
në gjuhën tënde sillet
Mesazhi hyjnor profetik,
njerëzit janë minierë e artë
Të kërkosh venët e tua të arta,
qëllimi yt duhet të jetë
Ju që ende jeni, e për udhëtim vullnet s’keni
Bëni hapin e parë, paguani taksat e rrugës së gjatë
Ju të artit Hyjnor, jeni pa asnjë gjurmë
Më fal për rënien time, me mëshirë më kontrollo
Me shtiza të ndritshme, fute frikën në zemrën time
Lotët që më rrjedhin, do ta mbushin vazon e jetës sime
Synim në të dy botërat, përderisa të të hapet jeta
Shokë as të huaj s’ka, shpirti yt e di rolin tënd
Shams Tabrizi artistik i plotë dhe i tërë
Me fjalën tënde të hijshme më skllavëron shpirtin.
Nga Anglishtja: Dritan SKENDERI
Nga Anglishtja: Dritan SKENDERI
0 Komentet:
Post a Comment