Shenja te medha
>> Friday, April 11, 2008
Kozeta BOCI
Nje levizje e kundert radhen e prishi.
Pa u shkeputur rrotullohet veshtrimi
drejt horizontit ne vijen e zbehte te qiellit.
Eklips.
Hena, rrote e madhe gri
dhe dielli, draper nen te korr mendime te frikshme.
Dy shenja pingul me palosjen time.
Mushkerite fryhen nga doza te grisura
cope-cope ajri ne nje balone gati per krisje.
Shenjat kane zbritur deri ne vijen e horizontit
dhe une ngrihem brenda balonit.
Qeset hidhen nje nga nje,
horizonti ngrihet atje ku s’mbushesh me fryme.
Rrota e madhe e henes levizi
dhe drapri i diellit e korri nje are me drithe.
Dielli i verdhe dhe hena e buhavitur gri
terheqin ne largesi njeri - tjetrin
me fjalet e shenjes
qe eklipsi i shenjoi pingul mbi koken time.
Une mund t’i lexoj, o njerez!
Mbi hene eshte shkruar emri i saj
se bashku me krisjen ne nje varg te gjate
qe shemb krateret dhe henen e ndan me dysh.
Hena zbret nen horizontin e syve,
ndersa dielli me pas e vulos verberine.
Per fat, mbetem ende ne te njejtin kah
dhe gjithe rrethrrotullimi eklipsor
palosur mbi veten ne nje namaz.
E dhashe selamin.

0 Komentet:
Post a Comment