ZHVESHI LËKURËN TIME
>> Tuesday, April 01, 2008
Xheladin HAMZA
Shpirti mbushet e zbrazet
Me vepra të bardha e të zeza
Të shkruara nga të dy engjëjt
Të krahut të djathtë e të majtë...
Në çdo falje të xhumasë
Zhveshi lëkurën time
Dhe bëhem shpirt
I mbytur në frikë...
Bërtas deri në kupë të qiellit
Edhe banorët e xhenetit
E të xhehenemit
Vajin tim mallëngjyeshëm
Le ta dëgjojnë...
0 Komentet:
Post a Comment