Dituria – dritë e mendjes
>> Tuesday, December 30, 2008

Diku larg…
Dëgjohen vajet
E kësaj bote….
Tmerruese.
Më thërret një zë i ëmbël,
Befas ishte zëri i Kur`anit,
E më zgjon nga gjumi...
Dhe thellë e prek
Mendjen time të turbulluar
Dhe më thërret në përkushtim…
Ngadalë-ngadalë...
Ma ndriçon rrugën dituria,
Drejt idealit të lartë!
Me një ëmbëlsi të rrallë,
Filloi pluhurin e injorancës,
Nga mendja të ma fshijë!
Nun, thotë Allahu në Kur`an,
Betohet në lapsin dhe në ata që shkruajnë,
Betohet se të diturit janë të udhëzuar,
Të ndritur në mendje janë,
Të shpëtuar...
Janë poça elektrikë,
Rrezatojnë dritë kahdo që shkojnë,
Shkëlqejnë e janë të nurshëm në të folur,
Nuk ka kush që del para tyre!
Nuk ka kush, për Allahun!
Nuk ka kush, as ata që kanë pasuri
Sepse këta kanë dituri!!!
Xhejlan ALI
0 Komentet:
Post a Comment