Çdo fillim ka mbarim
>> Friday, December 26, 2008
Jam një krijesë njerëzore,
Jetën dhe vdekjen s’i lë dot pas dore.
Jam e krijuar prej mishi e gjaku,
Brenda kam një zemër,
Që ka frikë e respekt Allahun.
Frikohet asaj dite,
Kur do të dalim në gjykim,
Të gjitha t’mirat e t’këqijat,
Kur do t’na dalin n’dritë.
Punët e dunjasë, mundohem t’i di,
Por nuk më shërbejnë në dhé kur unë të hy.
Më shpëtojnë veprat qe bëra për Allah,
Do të ndëshkohet për ato pas dore që ka lënë.
E këtë të gjithë duhet me ditë,
Se edhe jetës i vjen një mbarim.
Arlinda TOPOJANI
0 Komentet:
Post a Comment