Shpresë
>> Thursday, December 04, 2008
Pak shpresë...
në këtë errësirë
ku pikë gjumi s`kam në sy
malli më mbështjell këtë shpirt
n`këtë natë ku yjet vallëzojnë në gjithësi,
hëna më buzëqesh nga lartë
ngrit duartë në lartësinë qiellore
filloj një lutje për pendim
sytë më pikojnë lot
nga të ftoftit
m`u bënë si kristal
dridhem nga frika
që në cdo hap bëjmë mëkat
sikur hëna buzëqeshjen
t`a largone flokët e arta të diellit
të ndriçojnë
sikur të jem edhe unë nga ata
që Allahu gabimet ia fal...
Sejhane Mehmeti
0 Komentet:
Post a Comment