Vdekja vjen shpejtë!
>> Friday, December 26, 2008
U linde një foshnje si një letër e bardhë,
Nëntë muaj, nëna të mbajti në bark.
U linde e pastër pa mëkate,
Nuk kishe brenga e as halle,
Me një të qarë kujdesje fitoje,
Por as për këtë ti nuk pagoje.
E kjo kohë shumë shpejtë kalon,
Sfida fillon me fillimin në shkollë.
Zemrën e t'riut frika e kaplon,
I thua vetes, problemet si t'i tejkaloj.
Ashtu kështu mbarojnë edhe ato,
Tani t'pret në vepër t'i zbatosh.
E si t'ia fillosh me veten do thuash,
E nuk e ke ditur se kështu e ka puna.
Me vuajtje e mundim e ka edhe jeta,
E shumë shpejtë po t'vikka vdekja.
Arlinda TOPOJANI
0 Komentet:
Post a Comment