MOS ME LERE , OJ NENE

>> Saturday, May 24, 2008


Kerim GASHI


Q’te pengoj nese jetoj

Sa her enderroj te te perqafoj,

Pse nuk po mundem te buzqeshi kur deshiroj

Enderroj qe nuk po mundem te fluturoj


Sa fort merzitem kur nuk te kam

Te gjithe me thojn pse nuk po han

Vall moj nene je e lumtur qe me braktise

Ndoshta nuk ke dashur qe te behem hise


Vall moj nene ke qen femije ndonjeher

Ke qendru e vetme kurrnjeher

Mesiguri dikush të ka ofruar preher

Dhe pastaj e vetme nuk je ndjer


Qaj,qaj,qaj!

Me lot syt po i laj

Nuk e di pse ? nuk kam faj!

Vetem e di se nuk kam nene, dhe po qaj


Po ndihem e veteme si kurr ndonjeher

Nuk po di kend ta quaj nene

Nuk e kam pare asnjeher

Vetem me ka dhene jete ,

dhe me ka lere


Nata po me frikson

Vetëmia po me shqeteson

Erresira po me kaplon

Kerkoj ngrohtesi por askush nuk me dhuron


Kur flej askush nuk po me mbulon

Jam e uritur por askush nuk me degjon

Se kam nenen qe te me ledhaton

Batania e vetme me eshte bere hena


Po me ngrohe me rrezet e lena

Per te me ngushlluar

Se me ka braktisur nena


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Më thuaj, o njeri!


Albulena Bajrami


Më thuaj o njeri

nga asgjëja kush të krijoi,

ekzistencën në këtë botë,

cili zot ta mundësoi.


Mos më thuaj, se natyra,

trupin tënd ta krijoj,

mos më thuaj nga rastësia,

në këtë botë po jetoj.


Mirësitë në jetë nga të vijnë?

më thuaj të vërtetën o njeri,

po cili është ai Zoti yt,

që dhuron pa kufi.


A mos rastësisht vie dita

,edhe nata më pastaj,

kush këtë tokë e këtë qiell,

me rregull i nënshtron.


Pa dyshim që është Allahu,

që sundon mbi çdo gjë,

Ai krijon dhe Ai e di,

çka ka në qiell e mbi dhe.


Fakte mbi fakte na dhuroi Zoti,

a s’është koha të mendojmë?

për ALLAHUN që është EHAD,

dhe tek Ai që do të shkojmë.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Nena Ime


Kerim GASHI


Nena ime quhet loti

Kur e hidheroj ,

keqesohem si moti

Kur I them se nuk e dua

Ajo afrohet dhe me perqafon mua

I them se e urrej,ajo me ledhaton

E nenqmoje dhe ofendoje,

por ajo me meshiron

Pas gjithe kesaj me afrohet dhe me puth ballin

Me afrohet dhe me pyet se si e kam hallin

Quditem ,habitem dhe brengosem

Thell ne zemer prangosem

Qfar kam une ! ne vete po alivanosem…

Se çfarë mekate po bej ndaj saj ,thjeshte po tendosem

Fillova te qaj, te qaj dhe te pendohem

Kur I mendoj mekatet ndaj saj,

I teri njollosemTrup e shpirt thellë renkohem

Por nena me lutet qe te mos brengosem

Tani Mendoj thellë dhe meditoj

Lindja e ketij meditimi shpejt perendoj

Thellë ne mendje shqetesimi me kaploj

Do arrijë qe keto padrejtesi ndonjeher te I shpagoj

Nena ime, 9 muaj te isha barre, derisa me linde

Me ushqeve derisa me rrite

Ishe ti qe me shkollove dhe arsimove

Te eci dhe te vrapoj ti me trajnove

Gjithmon pranë me qendrove

Te vishem dhe te sillem bukur ti me mesove

Ne rruge te dreje ti me keshillove dhe me drejtove

Dhe Sa e sa here ne jete me shpetove

Me kujtohet se qfar bere per mua ti

Kur qaja ,qaje edhe ti

Kur nuk haja ,

nuk haje edhe tiKur nuk fleja ,nuk fleje edhe ti

Dhe kur semuresha ,semureshe edhe ti

Oj nena ime ,te lutem me fale

Jam penduar per ato gabime pale pale

Tash ,deshiroje qe kete pleqeri te ta lehtesoje

Te te beje te lumtur dhe te te gezoje

Dua qe ti me behesh loti I gezimit

Ne menyre qe ky lot ,te simbolizon shenjen e pendimit

Te jete shenje ndergjegje dhe meshirimi

Kritika eshte per mua ,per ty eshte falenderimi


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Vdekja


Albulena Bajrami


O Zot që krijove vdekjen,

dheu trupin kur t’ma mbulojë.

Deri atëherë kur Ti, më ringjall,

Zgjeroje varrin dhe ma bën dritë.

Vdekjen çdo herë e mendoj,

ndihmë dhe falje nga Ti kërkoj,

Mëshira Jote të më mbulojë,

në varr kur do të shkoj.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Pendimi

>> Friday, May 23, 2008


Kerim GASHI


E premtova zemren time

Qe pendimi te jete prehja ime

Por jeta e “bukur”dhe pasuria ime

Per pendim nuk me la te hy ne mendime


Kokefortisia thot :une fitova

Jeten pa ndergjegje e vazhdova

Ne mekate gjithmon triumfova

Tash nga zemra ime u gjykova


Ku eshte premtimi qe nuk e realizova

Me kaploi pikellimi

Fillova ta njof se si eshte gabimi

Ndjeva se perveq lindjes egziston edhe perendimi


Mendova!

Se me erdhe denimi

Qe nuk u realizua premtimi

Por me ne fund u korigjova


Nje premtim te shenjet e realizova

Tash nuk mendova por veprova

Dhe me ne fund pendimin e shijova

Jam I lumtur per gezimin qe më ka ardhë


Tash I penduar ndihem faqebardh

Tash shume te mira po me rrethojne

Syt e mi prej gezimi po lotojne

Tash te gjithe po me rrespektojne

Dhe per kete pasuri qe kam te gjithe po me pergezojne.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

SAPUNI APO PARFUMI?


IMAM IBN EL-XHEVZI
(1115-1201)


Shënim:
E pyetën Imam Ebu el-Xhevziun:
A është më mirë
All-llahun me e madhëruar
apo prej Madhërisë së Tij
falje me kërkuar?
Imami përgjigjet:

Petkat e ndotura
Kanë nevojë
Më shumë
Për sapun
Se sa
Për parfum…

Përktheu nga anglishtja:
Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Të gjithë njerëzve të Botës

>> Thursday, May 22, 2008




Kjo është një ngjarje që duhet treguar,

mbi një foshnje Irakiane,

vetëm disa muajshe!
E shtrirë në krevatin e saj,

një yll ndriçoi natën!

E si mund ta dinte për atë fluturim të aeroplanëve?!
Qëndronte e qetë në atë krevat,

prekte hundën e saj,

vështroja lëvizjet e sajë,

si luante me këmbë!
Bëlbëzonte e gugiste,

sa e ëmbël që është!

Fliste me dikënd, por kush mund të ishte?
Një Engjëll po qëndron me te në dhomë.

Foshnja po qeshet,

e pambrojtur nga fatkeqësia e saj!
Krevati fillon të dridhet e mobilja po rrotullohet

dhe befas dëgjohet zëri më shurdhues!
Tavani po bie mbi krevatin e saj,

brenda një sekonde apo dy ...
E gugëzima e sajë merr fund…
Askush nuk e di se sa gjatë ajo ka qëndruar aty!

Kush mendonte për te?

A nuk mërzitet njeri?
A është e gjallë?

A është e vdekur?

A ka dhimbje?

E meqë e përmende, kush e di si quhet?
Emri i sajë është Emel.

Në shqip i vjen Shpresë.

Mes thyerjesh e rrënojash,

gishti i saj i vogël fillon të lëvizë.
Ku e kam nënën?

E dua aq shumë!

Eja e më merr nënë!

Është errësirë këtu!
Jam e frikësuar e nuk i shoh këmbët,

kam edhe uri!

Kam gjak në gojë!

Më jep ndonjë ushqim!
Ku e kam babanë?

Ku e kam vellanë?

Ndjej dhimbje kur marr frymë!

Ku e kam mamanë?!
Sa kohë që jam këtu?

A mos jam në ëndërr?

E hap gojën por s’mundem as të bërtas!
Ai Engjëll më shfaqet edhe një herë përballë!

Këtë herë me lot po pyes përse kam vdekur?
A jam e vetmja në vuajtjet e mia?

Jo, ka edhe shumë të tjerë!

Në mjerimet dhe mizoritë tona,

jemi motra dhe vëllezër!
Kush jemi ne?

Po të pyes... për çfarë krimi na vranë?
Ata po bëjnë parti!

Vallë, askush nuk po qanë?!
A është e vërtetë?

Nuk jam asgjë?!

E si mundet?

A nuk kanë edha ata foshnje, kështu si unë?
Thonë se është luftë,

pjesë e së cilës është vdekja.

Sa të verbër u bënë, sa zemra të thekura!
A mos tha dikush, hero?

Po kujt po i flasin?

Kërkohet një fitore duke e vrarë të dobëtin?!
Përse janë të gëzuar?

Përse janë krenar?

A nuk e dinë se kam të ftohtë me qefin në varr?!
Asnjë luftë s’është fituar;

s’ka Nëse, Por, apo Sikur!

Ata vetëm foshnje kanë vrarë!!!!


Firmosur nga unë

Një Foshnje Irakiane


Nga Anglishtja : Dritan SKENDERI , TETOVE


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Loja e kohes

>> Tuesday, May 20, 2008


Vajada KECI



Sot ishte neser ,dje

Neser do te behete sot, neser

Sot do te behet dje, neser

Sot jeton te djeshmen,me kujtime

E tashmja nuk egziston

Ne çdo sekond jeton te nesermen

Çdo sekond behet dje,kur kalon

Ne mendjen tone eshte koha

S’do te thote qe eshte si ne mendjen tone

Them se koha na mer me vete

Them se koha eshte jeta jone

Vetem ne jetojme me kohen

Kush prej gjallesave te tjera e ben

Kur Zoti jon na krijoi mendjen

Vendosi ne te edhe kohen


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Ushtareja e Hixhabit

>> Monday, May 19, 2008




Jam një ushtare,ushtare e Hixhabit!


E përkushtuar në Dinin tim,


përfaqësoj skenën Islame!


Po, jam një vajzë vetëm 18 vjeçe,


por ngado që ke qenë,


gruaja gjithashtu,


mund t’i përfaqësojë muslimanët!


E di që jam e re,


por nuk mi do qejfi përveç kafeinës,


është e rëndë, por e mbaj nën kontroll!


Droga ime e vetme quhet Paracetamol!


Nuk më duhet asnjë lloj droge,


që mi djeg qelizat e trurit!


E, për t’u qetësuar,


më duhet vetëm përqafimi i nëns sime!


Shehadetin e kam të tatuuar në shpirt e në zemër!


Ai më ndihmon t’i kujtoj sekretet që na ndajnë!


Unë vazhdoj ta valëvis flamurin Islam,


gjersa gjendem në skanerin e sigurisë së aeroportit!


Flamuri im Islam ende po valon!


Si pushka jote në çantën time,


ashtu edhe shuplaka yte në etiketën terroriste,


më bëjnë të vonohem për në aeroplan!


E në shtëpi, kur marr receptorin e telefonit dëgjoj kërcitje


ndërsa, kur jam në Net dëgjoj tone!


Djemtë e C.I.A -së po më përgjojnë e më ndjekin!
Fshehja dhe spiunazhi është arma e tyre!


Ndërmjet të zezës dhe të bardhës e shoh të përhimtën,


ndërsa ndërmjet hijeve e shoh C.I.A –në!


Ju mund t’ua ndaloni Hixhabin,


mund t’ua ndaloni Xhilbabin,


ju mund t’ua ndaloni edhe Nikabin muslimanëve!


Po mundoheni ta njollosni pastërtinë e botës,


por nuk mund të ma merrni Dinin tim!


Ju sfidoj që të mundoheni e të ma merrni nga Ruhu,


por asgjë nuk mund të bëni!


Shpresoj se u sqaruam mirë!


Po i ngjitem fesë sime si një ngjitës


dhe po ua jap një Adios (lamtumirë)!




Nga Anglishtja: Dritan SKENDERI , TETOVE


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Portrete

>> Sunday, May 18, 2008



Hamdi NUHIJU


Pamje që më frikëson,
Mbi orgji si dele e lëshuar,
Dhe nga malli për ty,
Nën hijen time strehohem...


Protrere që më vizatojnë jetën,
Përballjen , sfidat , vdekjen,
Si piktor i izoluar nga botërat,
Qiejt dhe hëna më mashtrojnë...


Portrete të zbukuruara me imanin tënd,
Nga dukja e brendshme e shpirtit,
E vallëzimi i mbushur me vrerë,
Ti ike!!!


Allahu është i bukur dhe e do bukurinë,
Shpirt i nënshtruar deri në Amshim,
Në mes ngjyrash dhe bojatimesh,
Ti shëndërrit si Nur e dashura ime!..


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP