E KËRKOJ VETEN

>> Saturday, May 31, 2008


Agim METBALA


Dje e dija kush isha

I rreshtuar si luledielli

Me fytyrë të kthyer kah dielli

Në pritje të lindjes të frutit

Nga mishi dhe gjaku ynë...

Sot e kërkoj veten

Në këtë vorbull të shfrenuar

Ikje marramendëse me një këmbë

Qiellit që nuk i dihet fundi

Dhe me një këmbë në zjarr

Që nuk ka të sosur djegia

Bërtas me fund të barkut

Si kafsha e plagosur për vdekje:

- Kurrë nuk do të rreshtohem mbrapsht

Edhe nëse gjatë jetës

Vdes edhe një mijë e një herë...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Ja All-llah

Ja All-llah

Shafi' Bashir Said






Ja All-llah më fal
Më fal për gjunahet e bëra
Për shakatë e pavlera me të cilat zgërdhihej shoqëria ime
Kënaqja veten time me gjërat e kësaj bote


Dhe gjthçka e shihja thjesht si një zbavitje
I shpërfillja dhe i braktisja të gjitha lutjet obligative
E të mos flasim për Sunnetet e Teravitë
Ja All-llah mi fal mëkatet që i kam bërë


Në kulturat jo-Islame vullnetarisht jam aklimatizuar
Fjalën Tëndë, Kur'anin e Shenjtë, me aq shpërfillje e kam gjykuar
Ndërsa librat e tjerë argëtues me kënaqësi i kam selektuar
Oh All-llah as muajin e Shenjtë të Ramazanit nuk e kam agjëruar


As këtë tani e as muajt e kaluar
E kur më pyesnin njerëzit, arsyetohesha me brinjin e thyer
Por Ti je I Gjithëditur ja All-llah, e dije se un gënjej
Ndërsa kur vinte thirrja për Salat apo Da've, nuk e dëgjoja
Por rrotat e veturës për në party, me kënaqësi i shkëlqeja


Un jam musliman, besueshëm deklaroj
Por as një minutë për adhurim nuk kurseva


Ja All-llah më fal për injorancën time
Dhe lësho mbi mua nga Bujaria Jote
Duke filluar që sot, veten dhe petkun do ta pastroj
Do të falem, do të heq dorë nga gabimet, do të agjëroj

Dhe vetëm Ty do të të kënaq
Ja All-llah Ti je Udhëzuesi, Të lutem më udhëzo
Të gjitha ligjet e Tua, plotësisht do ti pranoj
Ja All-llah Ti je i Gjithdijshëm
S'e ndihmoj dot veten pa ndihmën Tënde
Ja All-llah, Pronar i Urtësisë dhe Dijes
Autoritetin Tënd Absolut, plotësisht e pranoj


Ti Di gjiçka dhe Dëgjon gjithçka
Ti je Krijuesi, Furnizuesi dhe Sheh gjithçka,
Me përulje i nënshtrohem Fuqisë Tënde të pafund
Dhe me përkushtim falënderimet e mia T'i shpreh


Se çka është Islami tani e kuptova
Xhaminë do ta vizitoj dhe me mençuri kohën do ta kaloj
Të falemnderit ja All-llah që ma tregove rrugën
Se pa Udhëzimin Tënd unë do të isha i humbur

Nga Anglishtja: Dritan Skenderi


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Për mëkatet e bëra


Albulena BAJRAMI


Çfarë mundë të thuash sot

Për njeriun me Zotin që ka për ta takuar

E i mbushur plot mëkate

A thua Zoti ku ka për ta dërguar?

Më dhimbsen ata njerëz,

Që atë botë nuk e mendojnë

Çdo ditë i lutem Zotit

Ata që t’i udhëzojë.

Kur shoh njerëzit që vrapojnë pas mëkateve,

Mundohem t’i këshilloj të lutem mos

Punoje atë që Zot e do

Dhe Zotin kurrë mos e harro.

Ah o Zot që na ke krijuar

Gjynahet e shumta na kanë mbuluar

dhe me gjynahe ende veprojmë,

Na udhëzo o Zot që ne të shpëtojmë.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

PADREJTESIA


Kerim GASHI


Perse çdo kund gjendesh

Perse kaq shum frekuentohesh

Perse shumica te shoqerojn ty

Besa edhe te dashurojn ty

Perse lendoni ,kur nuk ju lendojnê

Perse harroni ,kur nuk ju ledhatojnê

Perse demtoni kur nuk ju demtojne

Perse qeshni kur nje femije syte I lotojne

Perse i urreni,kur ju rrespektojnê

Perse gezoni ,kur te varferit varferojne

Perse te drejtat tona na mohojne

Perse kaq veshtirê zemrat e sinqerta te mbijetojne

Te gjith jan kunder te sinqertit

I besojne genjeshtarit e jo te vertetit

I ndihmojne te fortit e jo te shkretit

Dhe me shume I duan te dridhurat e termetit

Perkrahin padrejtesin dhe jo realitetin

Denojne te pafajshmin e jo kriminelin

besojne genjeshtren e jo realitetin

Per ta degjeneruar nje shoqeri ,

I godasin themelin

Duroni o ju zemra te sinqerta

Jan ne perendim kohet e erreta

Jan ne lindje kohet e blerta

Eshte ne lindje, si nje bime e drejtaPo fute rrenje lumturia

Eshte ne kembe mevetesia

Po ngadhnjen urtesia

Po triumfon pafajsia

Dhe po lulzon lumturia


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

‘Damasku’ – ‘Shami’


Ermal BEGA


Damask (Sham),
i mrekullueshëm je,
me bukurinë tënde,
me ndriçimin tënd,
me rrugët e tua,
me xhamitë madhështore të tuat,
me personalitetet e mëdha të tuat,
me historinë tënde,
me njerëzit e tu...
Më ka marrë shumë
për ty o Sham,
më ka marrë malli të ndjej aromën tënde,
tënden o Sham,
më ka marrë malli për banorët e tu,
o i mrekullueshmi Sham,
më ka marrë malli për diturinë tënde,
o ‘Shami Sherif’,
për petalen time, o Sham...

U bëra kohë që nuk e kam ndjerë aromën tënde,
u bëra kohë pa i shijuar trëndafilishtet e tua,
u bëra kohë pa i prekur petalet
u bëra kohë pa të prekur,
u bëra kohë pa të parë
u bëra kohë pa të ndjerë...
Oooh Sham, sa të dua
me çdo gjë që ke brenda...
Do të vij përsëri atje,
më prit, së shpejti, InshaAllah,
që t’a marr përsëri nektarin tënd,
dhe dëshiroj, dëshir-oj,
që të vdes atje,
pranë teje...
Të dua,
Sham...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

E di...


...se dielli një ditë mund të pushojë së shkëlqyeri
Dhe nata e All-llahut nuk do të shohë dritë
Zemra ime do të qajë për të gjitha që i humbi
Për ata që i deshti, s’do te kem më jetë.

Do të ketë ikur shansi për të dashuruar
Apo për të pasur dike që të më shtërngojë fort
Zemrën time e shoqëron vetmia
netëve duke qarë.

...yjet që shkëlqejnë në netët e pafundme,
Kanë errësirë si shokët e tyre,
Pavarësisht nga humbja e dritës së ditës
Koha kurrë nuk do të mbarojë.

Do të doja që dashuria të ishte aq e dashur
Sa janë yjet për natën.
Se megjithëse zemra ime është afër
Nuk ka përkëdhelje, as të puthura ...

Drita e yjeve një ditë do të shuhet
Që të përzihet me natën;
Ëndërrat e mia për dashuri që kisha, Oh, sa të ëmbla!
I lash të shuhen hic pa luftë.

Erërat tekanjoze të kohës
U huazojnë fluturim shpresave, ... dëshirave
Në lulëzim, me mosperfillje
Ku askush s’mund të blejë një shans të çmueshëm...

Ja Allah! Dëgjoma Dua'anë!
E di që Je gjithkund!
E di gjuhen e të gjitha zemrave,
Veçanërisht të atyre të dëshpruarave!

Oh! Zoti im! I Vetmi, ALLAH!
I Pafund dhe I Vërtetë
Po e qaj me lot këtë zemrën time të ngurtë
Në të cilën drita nuk ka arritur.

Lutjet e mia janë që dashuria të vijë
Si lindja e diellit,
Dhe shkëlqimi të mos zbehet
Biles as nata kur të fillojë të zbresë.

E derisa nata gjithmonë do të jetë
E mbushur me yje me shkëlqim të pafund
Pavarësisht errësirës së natës
Do ta dij se dashuria nuk ka ikur...


Nga Anglishtja: Dritan SKENDERI , TETOVE


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Njohja

>> Friday, May 30, 2008


Kader VOGEL


U gjakosshe
U harxhoshe
U gezoshe
U bere i njohur ti.

Aq
sa edhe krimbat ta njohen
fytyren tende me.

S’te mbeti kohe
shpirtin tend
ta njohesh se paku ti.

Smunde te mendoshe
Smunde te kuptoshe
Smunde ta gezoshe.
Ate njohje per te cilen i krijuar je.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Na falë!


Semra HALILI


Pas selameve qe fillonin ne shoqeri

erdhi dita...

ne te cilin nuk u hetua;

lindja e diellit,

dhe perfundoj vetem me ok!

qe su paramendua

dhe perfatkeqesisht edhe

pse s'paramendohet por...

zdo te hetohet

edhe perendimi i diellit...

Duhet te zevendesohet

fjala e vogel po me shprehje te fort

UFF!!me AF!!

sepse ne vend te ankimit duhet te kerkojme falje

nga Falesi me i MADHE!!!

Fjalen duhet me e perfunduar

me emrat e ZOTIT qe na nxit neve

ta therrasim me to''Emrat e bukur jane te ALLAHUT pra thirnja Ate me to''

Ja Allah kerkojme falje

Ti je fales e don faljen na fal edhe neve!!!

NA FAL.......


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Cikel poetik nga ERMAL BEGA

>> Thursday, May 29, 2008

Jetojmë



Jetojmë, jetojmë, jetojmë
për një qëllim të vetëm jetojmë
jetojmë që një Zot të Vetëm të besojmë
dhe një Zot të Vetëm të adhurojmë.


I lodhur nga kjo botë

I provova të gjitha
të gjitha i provova
por më të ëmblën gjë që gjeta
ishte dashuria në Një Zot.

E kërkova dhe e gjeta
besimin e vërtetë
për atë jetoj tani
dhe për atë do të vdes.

O Zot, o Zot, o Zot,
na udhëzo në rrugën e drejtë
në rrugën e atyre që bënë vepra të mira
dhe të atyre që të besuan me sinqeritet.


Sinqeriteti

Sinqeritet!
Fjalë e madhe për burra të vërtetë
për ata që veten e mohuan
dhe për një qëllim jetën e flijuan
e flijuan jetën për Një Zot të Vërtetë
dhe për njerëzimin mbarë
që keq të mos heqë.


Dituria

Diturinë njeriut kush ia dha
ia dha Ai që e krijoi
ia mësoi të gjitha emrat e sendeve
dhe më në fund e përsosi.
Ermal BEGA


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Thuaje të Vërtetën


Thuaje të Vërtetën
Rana Faruk Tahir, Uazirabad




Hapi buzët e tua, thuaje të vërtetën,
Të vështira janë rrethanat
Hapi buzët e tua, thuaje të vërtetën, pavarësisht nga rreziqet,
Hapi buzët e tua, thuaje të vërtetën, jeta mund të jetë e hidhur,
dhe ajo që të ka mbetur vetëm pak minuta është,
Hapi buzët e tua, thuaje të vërtetën, burgu, kamzhikët dhe sakrificat janë dhurata,
Hapi buzët e tua, thuaje të vërtetën, përmes nxirjeve nga masakrimet e rënda janë kopshtet që presin,
Hapi buzët e tua, thuaje të vërtetën, e nevojshme do të jetë kjo marrëzi e muslimanëve, ka ende kohë,
Hapi buzët e tua, thuaje të vërtetën.
Nga Anglishtja: Ermal BEGA


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP