Cikel poetik nga ERMAL BEGA
>> Thursday, May 29, 2008
Jetojmë

Jetojmë, jetojmë, jetojmë
për një qëllim të vetëm jetojmë
jetojmë që një Zot të Vetëm të besojmë
dhe një Zot të Vetëm të adhurojmë.
I lodhur nga kjo botë
I provova të gjitha
të gjitha i provova
por më të ëmblën gjë që gjeta
ishte dashuria në Një Zot.
E kërkova dhe e gjeta
besimin e vërtetë
për atë jetoj tani
dhe për atë do të vdes.
O Zot, o Zot, o Zot,
na udhëzo në rrugën e drejtë
në rrugën e atyre që bënë vepra të mira
dhe të atyre që të besuan me sinqeritet.
Sinqeriteti
Sinqeritet!
Fjalë e madhe për burra të vërtetë
për ata që veten e mohuan
dhe për një qëllim jetën e flijuan
e flijuan jetën për Një Zot të Vërtetë
dhe për njerëzimin mbarë
që keq të mos heqë.
Dituria
Diturinë njeriut kush ia dha
ia dha Ai që e krijoi
ia mësoi të gjitha emrat e sendeve
dhe më në fund e përsosi.
Ermal BEGA
0 Komentet:
Post a Comment