Ne, krijesat Tua që s'njihemi

>> Sunday, February 01, 2009


Kush nga ju di të më thotë për yjet që bëjnë dritë
Sa lart duhet të ngjitem që ti arrijë
Se rrugën po marrë qiejve pa frigën e vdekjes
Më bren vetëm friga e inercionit nga pafuqia ime, e di
Mi hap dyertë O Zot të shoh ç'krijove pos asaj qe shoh
Më lejo nga krijesat Tua gjithsecilën ta njoh
Të di më shum për to, ta arrijë pëlqimin Tënd, O Zot
Më ngritë nëpër qiej pa re , më ngrit sot!
Edhe sa fshihen atje ku s'na sheh syri, edhe fshihen?
Edhe sa dylbi të qelqta na duhen për ti parë?
Sa krijesa ke në gjithësi që s'duken e s'njihen?
Takimi përfundimtarë i mbarë ardhtë, i mbarë!

Argjend Xhelili , Bujanoc 2009


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

N Ë P A H


Adnan Ameti

Në kokë pata termet
truri bëri lëvizje
duart i pata nxënë
Lapsin ,
e kapa me dhëmbë
dukej se po bëja shkrrabla
por vargjet vetvetiu
rradhiteshin si fletat
e duhanit të hidhur
palë , palë
humbja qe si duhani
e hidhur,
por ishte në pah
s’kishte të ndalur
e gjelbërta kur fikej
kalohej edhe në të kuqen
shkohej deri në…
denimi është në fund.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

KOSOVA DO T''JETË VARRI I TYRE

>> Saturday, January 31, 2009



KOSOVA DO T''JETË VARRI I TYRE
(Shehid Haxhi Hasan Vuçitërnës)


O Haxhi Cana!
Paqja, shpëtimi
Dhe bekimi i Zotit
Qoftë mbi ty!
Kudo që je
Në të shtrenjtin atdhe!

Ky nuk është
Fundi yt!
Pa dyshim është një
Fillim i ri!
Me te do të kënaqesh,
Në mesin e të zgjedhurve,
Në amshim, në përjetësi...!

O Haxhi Cana!
Prehu i qetë
Atje ku je
Fjalën e vërtetë
Në jetën tokësore
E kumtove drejtë!

Më në fund
Me gjakun tënd dëshmore...
Se kot nuk jetove
I dëshmove mikut e dushmanit
Se ishe bir besnik i vatanit!
Bir i bindur i Islamit...!
Të njoha në xhami
Me zjarrin prush në gji,
Për zgjim të ri!

Sa hije t'kishe në dorë:
"Dituria Islame", "Selami",
"Hëna e Re", "Drita e jetës",
Që i shpërndajshe me mall,
Me dashuri, me shumë gëzim
Vetëm për t'na sjell dritë
Si dielli me rrezet n'agim...!
Në jetën e përvuajtur,
Kurr nuk ngurrove
Kudo që shkove,
Nëpër Kosovë, Sanxhak
Bosnje e deri n'Arabi
Gjithnjë dëshmove me pjekuri
Se Allahu është i madh
Se Ai është një...
S'ka tjetër veç Tij...!


O Haxhi Cana!
Mbrëmë të pashë në ëndër!
Me të vërtetë, ishe vet ti!


Fale jacin dhe vitër
Bëne duan, bëne zikër...!
Kur dhe selam
Desha me të thanë:
Se Hydajeti, Idrizi...
Janë gjallë
Ti më ndërpreve
Duke më thënë:
"Edhe unë jam gjallë!
Por kam tjetër hall...!
Juve mos t'ju ligështoj
Hidhërimi e dëshprimi
Për varrin pa nishan!
Nishani ynë është imani,
Këtë le ta di dushmani..!
Kosova do t'jetë varri i tyre...


Mexhid Yvejsi, 1999


Shkëputur nga libri: Pakës dritë për Kosovën
Autor: Faik Miftari
2001, Prizren


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Kur Muhammedi u nis n’Medine


Kur Muhammedi u nis n’Medine
Dushmanët deshtën me e mbytë
Në shpellë është fshehë I qetë
Marimanga i thurri rrjetë

Kur qafirat, shpellës iu afruan
Askush s’paska, kështu menduan
Muhammedin deshtën me thy
Sepse besonte All-llahun nji

Vazhdoj udhëtimin nëpër saharë
Që n’Medine të mrrijë sa më pare
Mekka mbeti large dikund
Devja e pruri deri në fund


Në Medine gëzim I madhë
Muhammedin presin me ardhë
Secili ka dëshirë ta prêt
Më të dashurin Profet

Gjithë Ensarët me gëzim
Thanë po vjenë Profeti ynë
Aty devja ku u ndalë
Shpejtë ngritën xhaminë e parë.

Në tërë Medinen ezani dëgjohet
Për namaz po thërret me falë
Zotit nji n’sexhde me I ra
Vetëm atij ti bëjmë dua.

Adnan Ameti - Kumanovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Kur mërzia t’kaplon zemrën

>> Friday, January 30, 2009


Kur mbetesh ti pa shpresë
Si shtëpia pa mbulesë
Ti mbështetju Atij
Që sundon këtë mbretëri

Kur mendon se ti nuk mundesh
Që të ikish nga mëkatet
Kthehu te Ai n’pendim
Që gjithë botë ka nën sundim

Kur mërzia t’kaplon zemrën
Dhe nuk mundesh me ëndërru
Shko mbështetju ti Atij
Që gjithnji botën ka sundu


Adnan Ameti - Kumanovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

TEKBIRI DHE JASINI KËNDOHEN


Derisa buzë të prushta
Puthin shiun nga sytë e mi
Fytyra ngadalë merr ngjyrë
..............................të zbehtë!

Shikimi humbet pafundësisht
Në thellësi të bardha
Dëgjohet zë i këndshëm
Gërçe gjoksin ma shtrëngojnë
E shpirtin peshë ma çojnë
TEKBIRI DHE JASINI KËNDOHEN!


Xheladin HAMZA


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Islam


Islam, oj fe hyjnore,
Ti je feja e shpëtimit,
Feja e Pejgamberit tonë, Muhamedit s.a.v.s.,
Ti na largove nga ura e cila gati ishte që të shembej
Na more dhe na fymëzove me moral,
Me dituri, na dhe shembuj për jetën.
Na mësove të mirën dhe na largove nga e keqja.
Na u dha Kur`ani si libër,
Na u mësuan të gjitha.
Po ndokush ty po të kundërshton dhe po ta kthen shpinën,
Po, o ti njeri, mendohu se nëse nuk e ke zhgjedhur
Islamin si rrugë të jetës,

Mendohu se ty s'të vyn jeta.
Islam, o fe e Pejgamberit s.a.s.v!


Ilir SALII


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

M'ka ra terri, e kërkoj dritën!

>> Thursday, January 29, 2009


Mka ra terri e kërkoj dritën
Sa lwshon rreze dielli,
Kwta sye e mi s`shohin dritë nga qielli,
Terr i madh më ka kapluar
Sytë e mi m'i ka verbuar.
Jam i verbër por i gjallë
Nuk shoh imanin si më është tharë
Nuk shoh veten po shoh botën,
Harrova ringjalljen pas jetës së kësaj bote,
Harrova të gjitha,
Harrova se jetoj,
Tash pendimin smund ta përfytyroj,
Dhe balli më është tharë,
Pasi namazin nuk e kan falë .
Po a ti hap sytë e mi
E ta them shehadetinë,
Ta shoh xhamin,
Ta puth token ky ball i tharë,
Se xhenetin do për ta pare…!
A thua vall mos bota bën dritë shumë ,
E sytë e mi tash rrin pa gjum ,vetëm duke kërkuar falje nga Zoti,
Dhe po e pres faljen dhe fitimin e Xheneti!


Ilir SALII, Kumanovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Etja si duket më ka kapluar

>> Wednesday, January 28, 2009


Retë po vijn,
më duket do bjer shi, si duket toka është e etur.
Po syri dhe gojasi duket dhe ato janë etur dhe
ndoshta “do thahen” nga etja e cila i ka kapluar.
Vallë c`far etje është kjo ?
Ajo e tokës ishte shiu po e gojës dhe syrit c`far është?
Syri im “ po thahet” pasi që ka kohë që se ka pare xhamin dhe
Kur`anin kurse goja ,gojae cila nga eturia e madhe ka filluar të
Belbzoj sepse ka kohë që se ka lexuar kur`anin dhe lexuar atë.
Shoh se balli po më rrudhet, a thua vall c`është puna ,
ndoshta duhet të mendoj pak?
Balli im po rrudhet pasi që ka kohë që se ka puthur token, andaj le të bjer në sexhde .
Pasi të gjitha këto paskan arsyet e veta inshalla të gjitha rregullave do i
përmbahem , por nj ë gjë po më bredh në mendje a thua për c`ka është
i etur trupin im i cili më është krrusur, vall ndoshta prap duhet të mendoj?
Trupi im është krrusur sepse ka kohë që se ka falur namazin dhe ne e dim se
sa namazi ka ndikim tek kjo gjë…
Ndoshta do vjen koha që ti nuk mund që ta m`bash në këmb trupin tend nga jo forca jote , pasi që nuk ja dhe frytin e duhur gjat jetës tënde dhe nuk ju përmbajte parimit te Allahut që na e dha në kur`an dhe na qartsoi pejngamberi ynë i fundit Muhamedi s.a.v.s .
Andaj kujtohu që në rini ,
se pasi të plakesh ndoshta do të jet vonë për tu rykthyer në fron,
froni i cilin tu mundësua po ti ja ktheve shpinën …


Ilir SALII


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Të Allahut jemi dhe tek Ai është kthimi ynë

>> Tuesday, January 27, 2009


A ka sy që loton,
A ka gjuhë që dua bën,
A ka zemër që rënkon,
A ka mbet ndonjë që dert na ka?!

O musliman ku jeni,
Mos u strukni por gjallërohuni,
Sot është dita për të na përkrah,
Jo me premtime por me veprime.

Jam e nderuar që shehid kanë ra,
Vetëm dashurinë e Allahut që qëllim kanë pas,
Por një gjë kurrë vetes s'ia fali,
Nëse nuk luftoj deri në fund të jetës.

Dua që prindërit mos t'i zhgënjej,
Ata janë duke më pritur inshaAllah në Xhennet,
Lus Allahun bindjen të ma shtoj,
Kënaqësinë e dunjasë të ma largoj.

Mos u turpëro për fenë që ke,
Eja merre armën e lufto,
Mos ki frikë armiqtë e Allahut,
Allahu të krijoi dhe Ai ta merr shpirtin.

Eja kudo që je,
Fëmija palestinez të thërret,
Eja merr hak për vëllanë tënd musliman,
E dogjën e s'patën fare rahmet.

Eja ti o musliman,
Eja se një nënë besimdrejte të thërret,
Eja na dil në krah,
M'i vranë djemtë e mbeta vetëm.

Eja lufto për Allahun,
Të thërret një motër e përgjakur,
Eja ti o vëllai im,
Eja se na duhet sot ndihmë nga ti.

Eja mos përto e mos u rëndo,
Xhennetin duhet ta fitosh,
Eja se vetëm një jetë kemi,
Të Allahut dhe tek Ai do të kthehemi.

Arlinda TOPOJANI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP