>> Tuesday, August 14, 2007



Hamdi NUHIJU

Sytë e tu lotojnë pandalë,
Për ledhatin e erërave të Orientit,
Përgaditen për sulm në Qaben e All-llahut,
Ka ardhur fundi i imperisë së shkaut…
Fytyra e jote e mrrolur soditi,
Më thirri , më trazoi , më veniti,
Eja shpirt i leckosur,
Minaret të thërrasin , janë plakur ,
Nuk mundem o Zot , më ndihmo të jetoj...
Arshi i All-llahut mburojë e insanit,
Imani i besimtarit të thërret,
Nga qindëvjecaret , në qindëvjecarin,
Reformatorët e shekullit XXI…
Më ka marrë malli o Zot,
Për vakëfet , për ezanin ,
Për pashallarët e agallarët,
Për bejlerët e sadriazmat…
Sa mirë jetonim në prehërin e Khalifatit,
Shqiptar , serb , bullgar e grek,
Udhëheqës ishim , jo robër , qyqar,
Besonim All-llahun hic pa ndal..
Eja të lutem o Sulltan Fatih,
Cliro Europën nga ky mllef i zi,
Të presin minaret në Londër e Parisë,
Të presin besimtarët në Kopenhagë e Vjenë,
Ballkani me inat të prêt,
Pse e lë të shkret në duart e shkaut vet,
Eja na bashko se Qaben po na sulmojnë,
E kufiri i Qabes gjendet në Ballkan...



0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP