MËKATI IM
>> Friday, August 03, 2007

Vrapoj, vrapoj,
S’mund të ik askund,
Nga ti…
Se këmbët ti dhash unë…!
Hap syt, mbyll syt,
Lamtumirë spo më thua ,
Kurr…
Së ti, je vepra ime…!
Më troket, më troket,
Në mëngjes e mbrëmje,
Po tani…?
Ah, prap qenke ti mëkati im…!
Më rendon, më rendon,
Lehtësim kërkon shpirti,
Çdo kund…
Por, s’po gjenë askund…!
Mi dhe, mi dhe,
Syrit tim veq lotin,
Loton…
Pse, dikur ishe lakmija e tij!
E plase, e plase,
Edhe zemrën time,
Vuan…
Pse, dikur të deshti aq shumë…!
Gjithmonë, gjithmonë,
Në ëndërr, në zgjim,
Je ti…
E do jesh para meje, edhe nje amshim…!
Time Shabanaj
0 Komentet:
Post a Comment