Po troket muaji Ramazan

>> Tuesday, August 14, 2007



Hamdi NUHIJU

Hapuni dyert e kevtherit,
Moj zemër e bekueme prore,
Afro në muret e blerta të imanit,
Miliarda bukuri nën një fshehtësi…
Muaji i agjërimit,
I sofrave të bukura,
Muaji i bekimit,
I sexhdeve të shtuara…
Po troket muaji i Ramazanit,
Në dyert e thukta të imanit,
Kam frikë , nuk ftova asnjë në Islam,
Thotë me veten i tmerruri insan…
Fjalët e liga më nuk kanë vend,
Djajt si të humbur kërkojn strehë,
Po vjen cliruesi i shpirtit tim,
Ai që më ofron te All-llahu,
Në xhennetet e Tij…
Kam frikë o Zot ,
Ciltërsinë ma zbukuro,
Nuk dua të mbetem plagjiat e monstrum,
Se muaji i Ramazanit përtacisë i jep fund...
Po afrohen engjujt me duat e tyre,
Qiejt u hapën e mendja më rri tek Ti,
Të dua o Zot , nuk jetoj pa Ty,
Më mundëso xhennetin,
Nga dyert e agjëruesit...
Po troket muaji Ramazan,
E Irakun , Afganistatin e Cecenin ,
Palestinën , Somalinë e Pakistatin,
Po i gjenë në kthetrat e shkaut më të madhit armik...

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP