Do të jesh e re
>> Thursday, September 27, 2012
Kur lotët si rrëke të bëhen ankth për ne, për fjalët që m’i the
Kur të bëhet “dje” ajo që sot e ke, s’je ajo që je, do të jesh e re
Kur heshtja në ty zbret, një fjalë kush s’e flet, ndarja ty do të vret
Pranë teje ditë e ne
Kur stinët ndryshojnë e zemrat s’kuvendojnë, as nuk janë aty
Jeta ikën disi, fjalët treten në qetësi, malli ta thonë emrin ty
Në jetën tënde të re, çka na mbeti ne, veç kujtimi ynë i vjetër
Kur unë jam këtu e ti je atje, nuk mbetet askush tjetër
Me lotët si rrëke, do të jesh e re, e bota s’di për ne
Dikur një këngë ma the, e vetminë stoli ma le
Tashmë ndryshe je, një rè e bardhë mbete, ike larg atje
E lotët si rrëke u bënë ankth për ne, për fjalët që m’i the
Blerim Halili
0 Komentet:
Post a Comment