''MUZA'' IME
>> Saturday, September 29, 2012
Çdo poet muzës së tij i këndon
Asaj që dashuri edhe pa dashuri ofron
Muza ime nuk i hesht vargjet e sëndisura
Gjithnjë e ëndërruar,ëndërr e papërfunduar,
realitetit dhe Dritës kurrë nuk i paraqitet,
vetëm si një hajn që kurrë nuk korrigjohet,
në ëndrrën time futet barkazi e ma zë pritën,
dhe buzët m'i puth,por kur nuk e sheh ditën.
Dëshira për ta parë njëherë vërtetë
është më e fortë se poezia dhe ëndërrat,
por ikën,përvidhet dhe zhduket
si një fluskë sapuni ajo shfryhet,
frikësohem që ta prekë nga gishtat
mos në mijëra copëza më shndërrohet.
... Dhe,e lë të përditshmen Muzën time
vetëm në vargje dhe në mendime,
që i dehur për te më tutje të ëndërroj.
Nuk hesht jo,vargje të sëndisura dhuroj
dhe Atë e shoh ... përmes ëndërrave kur fluturoj! ...
Nijazi Jahja Mripa
@ njm Mitrovicë e Veriut,
25 shtator 2009
0 Komentet:
Post a Comment