GJUNJËZOHU PARA TË MADHIT ZOT
>> Wednesday, May 28, 2008
Xheladin HAMZA
Nata në ikje
Trupin tim përdhelë
Me zërin e saj të qetë
E ylli Afërdita në lindje mi puthi
Dy sytë e ballit dhe më dha dritë
Dielli më morri në përqafim
Dita pas lodhjes në muzgun e saj
Mi puthi rrudhat e ballit e tha:-
Gjunjëzohu para të Madhit Zot, unë ika
Në agim të gjeta fëmi të porsalindur
E tani u bëre me flokë të thinjur
Mjekërbardhë e me eshtra me mekur
Dora të dridhet nuk mban lapsin dot
Mblidhi shkrimet në një vend
Unë s’kthehem më kurrë!
0 Komentet:
Post a Comment