Jeto me ata te cilët të ndihmojnë për të qenë
>> Friday, May 02, 2008
Jeto me ata te cilët të ndihmojnë për të qenë
Jaluddin Rumi
Ode 2865
Jeto me ata te cilët të ndihmojnë për të qenë.
Mos qëndro me njerëz indiferent,
frymëmarrja e të cilëve del e ftohtë prej gojës së tyre.
Jo në këto punë që shihen, e bëma jote është më e thellë.
Hedhja e thelës në ajër ndan dy pjesë.
Nëse nuk përpiqesh të fluturosh,
dhe kështu ndan vetën në pjesë,
do të bëhesh i thyer nga vdekja e pritur,
atherë kur është vonë për atë cfarë do mund të bëheshe.
Gjethet bëhen të verdha.
Pema nxjerr frytet jashtë saj dhe i bën të gjelbërta.
Përse je i kënaqur me dashurinë e cila të bën të zverdhesh?
Përktheu: Visar KORENICA

0 Komentet:
Post a Comment