SYTË E SHPIRTIT TIM
>> Friday, May 02, 2008
SYTË E SHPIRTIT TIM
Nga: Xheladin HAMZA
Gjatë namazit të mesnatës
Kur me shpirt para Teje jam
Shpirti nga trupi ndahet
Ngjitet shtigjeve mistike...
Gjatë udhëtimit në botën mistike
Shoh bukuritë marramendëse e mahnitëse
Që asnjë dorë njeriu si shënon dot
Marr aromën që vetëm udhëtarë mistikë
Shijojnë atë parfum nga kopshti i Allahut...
Pastërtia dhe kthjelltësia
E syve të shpirtit tim
Tani drejtohen vetëm nga Ti
O Ti Krijues i gjithësisë!
0 Komentet:
Post a Comment