KOHA

>> Monday, February 26, 2007

LIRIKË E PËRKTHYER BOTËRORE
Dr. MUHAMED IKBALL – FILOZOF UNIVERSAL (PAKISTAN)
E shqipëroi nga Urdishtja: Mr. Hamdi Thaçi


KOHA

Ç'ishte nuk është, ç'është nuk do të jetë
Ja ky është një nocion sekret!
Për më të afërmen ndodhi të zbuluar
Koha është e përmalluar!

Prej gotës sime pika-pika burojnë gjëra të reja
Unë në shtrojerën time ditë e natë!
Kokrra-kokrra i numëroj ndodhitë
Me çdo kënd njoftohem, por i çuditshëm është njoftimi.

Dikujt i hipi-dikush më hip, dikë e mbuloi pikëllimi!
Nuk ishte në banket, faji im apo i yti qe?
Rruga ime nuk është që ta lë gotën të presë
Lidhjen time sytë e fallxheshës nuk e njohin.

Nuk i arrin shigjeta në cak
Nuk e ka pamjen e dijetarit
Ky gjak nuk është i agimit
Po është shenjë e perëndimit.

Agimi i ardhshëm pret që e djeshmja
dhe e sotmja të bëhen legjendë!
Kjo mendje ka zbuluar fuqitë e fshehura të natyrës
Mendja është më e rrezikshme se rrufeja në çerdhe!

Ciklonet, hapësira e tyre, detyrat dhe anijet mbi ta
Tallazet e detit e mbrojtja e tyre
Këto dredha janë ligje natyre
Siç janë ciklonet, detet e rrethi i tyre.

Po lind bota e re e vjetra po zhduket
Bota e vjetër po emigron në muzeun e kohës
Pa marrë parasysh furtunat, qiriu rri i kallur
Si i varfri që e ka thënë në një fjalë para diktatorit!

KOHA NË PROZË:
Ju mund të luani me akrepin e orës së xhepit, ta lëvizni ata para ose mbrapa, por jo kurrë nuk mund të ktheni pas akrepin e kohës, qoftë duke e tërhequr dhe me litar. Duke qenë një "përmbytje e përhershme", koha vazhdimisht merr me vete dhe ketë derdhje askush nuk e ndal dot. Qytetërime të tëra janë shkatërruar të bluara nga dhëmbët e saj dhe shumë vende të begata janë rrënuarnga ky "rrotullim i pa mëshirshëm". Askush nuk ka mundur të ndikojë. Vetëm nëpërmjet nënshkrimit ndaj pronarit të kohës dhe duke e kuptuar të vërtetën e saj, ne mund të shpresojmë ta mposhtim kohën.

Huazuar nga SHOQATA VIZIONI-M, TETOVE

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP