Pendimi

>> Thursday, April 24, 2014



Përse kaq shumë yje
S'paskam pa më parë
Përse këso qetësie

S'paskam dëgjuar ndonjë herë
Ah o gjum i keq
Sa lutjet e natës
I paskam kapërcyer

Gjithnjë dielli po lind
Para se unë të zgjohem
E unë po ëndërrojë
Para se ai të lind
Një kukuvajkë po këndon
Me mua ose për mua
Prapë s'e takova
Zotin në agim

O shpirt i keq
Më lerë të qajë vetvetën
Para se me ty të qeshë
Më lerë të flas me Zotin
Para se me ty të heshtë
Më lerë ta dua Atë
Para se ty të puthë
O shpirt i keq
Ik

Omer Kajoshaj

0 Komentet:

Post a Comment

There was an error in this gadget
There was an error in this gadget

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP