Bisede permes Vargjesh...

>> Sunday, June 03, 2007


Bisede permes Vargjesh...


Hamdi Nuhiju

Ne rruge

Takova rruges poeteshen,
i dhash nje selam shpirtit te saj,
ndersa i kerkova rehatine
dhe ajo ma ktheu ne fshehtesi bukurine e saj...
duke me marrosur dhe me bere si te marre

Ika , ika si i marre,
duke u friguar nga mekatet e rinise,
dhe ajo, qe sikur me lexoi
me tha: rri ore i gjore te vdesim besimtare

Si mund te takohen dy veta,
kur shejtani eshte i treti,
thashe me veten i dyndur nga frika,
largoju dynjase o djale thashe,
per hir te xhenetit te Perendise

Mu kujtua Muhammed Gazaliu,
kur nje liber ne duart e saj pashe,
ilaci i zemrave, keshtu qe shkruar me duket
dhe ishte nje ilaç me duket per besimtare

Papritmas Mevlana i i rilindur,
Sec me pershperiti ne veshin e djathte,
Me tha: mos heshte perball dashurise,
Per sa kohe qe je ne hallalle

Gazele moj , m`i thuaj dy fjale,
Mos u fsheh pas enderres sa nates se pare
Ki meshire per djalin e ngrate
Qe po e djeg brenga per nje lule te bardhe

Gazele moj, o vashe e bardhe
Ne do, eja te te coj ne Filistine,
Aty ku bota vlon zjarre
Dhe ne daç te shkojme edhe ne zjarrin e Cecenise.
Por vetem me pare me thuaj nje fjale

* * *

Ne enderr

Ndersa po flija naten me pas
Ne enderr me dolen dy zemra te mbushura me vaje,
ky shpirt i rilindur me ndjenje dhe imane
sec udhetonte ne haxh pas Jakup Hasipit imame,
Gjalleria e tij mu perfytyrua si enderr...
Sikur po udhetoja njemend me gazelen vashe

Gazeles se henes ju afrova prane
Dhe i sajova ashtu disa fjale
I thashe: hyrije syzeze e malit te sharrit
perse po e lodh ndjenjen e hamdise se ngrate

eja te shkojme ne tokat e shamit
dhe te permbushim realizimin e profecise
aty ku tanket dhe lufta djegin
bukurine genjeshtare te njerezise
aty mes germadhash dhe bombash
ndoshta do gjejme dhe ne premtimin e lumturise

Me pas vajta anes detit,
Ku ktheva syte dhe pashe matane,
Aty sec mu kujtua shkopi i Muses ,
Ndersa cava bregun ne kembe dhe pa varke...

ah enderr, enderr e keqe mesnate
pse me mundon me shpresa femishe
kur dihet qe syzeza e bukur gjendet vetem ne hadithet e bukharise
dhe jo neper enderrat e fakirit Hamdise

eh ç'jame une qe te meritoj syzezen e sharrit?
mullah khajami i Persise?
Apo Sari Salltiku i malit te Krujes
Qe i con selam gjithe Shqiperise

ah enderr, enderr mizore
pse je kaq e pameshire me fatin e hamdise
qe e lodh, e mundon neper enderrime
per syzezen e bukur te ASKUNDI-stanise

enderr, enderr mizore
per Allah mu hiq nga syte
mos me mundo me me britma nate
te enderroj edhe une per mrekulli

pse mrekullite arrihen me pune
aty ku sot toka nxjerr tyme dhe flake
dhe mrekullite nuk ndodhin ne gjume
siç sillet sot llauzi yne shqiptare
ne fushen e pollogut i rrethuar me katunare
dhe me dinakerine e ortodoksise ne Tirane

o zgjova nga gjumi i deshperuar
ndersa ne BBC shoh femite e Arabise
dhimbja e tyre nen germadhat e luftes
me ben te qaj per fatin e muslimanerise

vetes i thashe qe borxh e kemi jeten
me mire ne front sesa ne krevat,
per kete sikur e harrova gazelen
dhe vendosa ta kerkoj ne Diten e Mbrame

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP