Terri në këtë qytet hanë njerëz

>> Wednesday, June 27, 2007


Mehas Alija

Ndodh që rrugës të shoh njerëz të shtrirë
të kuq si semafor
që kanë ndaluar të gdhi drita
Amulli e vërtetë ...

Terri në këtë qytet han njerëz
të cilët kanë ngrënë gishtërinjtë e tyre
nga bezdia e krijuar e anomalive
Matanë në të djathtë dikush han zemrën e tij
Nuk duron dot...
Mendjet me status kome i´a trashin frymëmarrjen
jetës që doli nga bira e hardhucës
Ditë për ditë nga një copë qiell vdes
Do të shteret shiu
Bari do të thahet
lulja buka ...

Sytë më mbetën duke parë
nga kodrat e së nesërmes
Pres të më vijë njeriu që e pashë në ëndërr
mbi shkëmb
duke e valëvitur flamurin...

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP