Harrojmë se kemi përgjegjësi

>> Sunday, June 24, 2007





















Mehas Alija


Më thoni ku të fshihem dot

Përgjegjësia të mos më ndjek

A ka vend në këtë botë

Që përpjeta të mos ketë tatëpjetë


Më thoni ju të nderuar miq

Si të iket nga vetvetja

Në këtë botë a ka diç

Që mos t´i ketë ardhë vdekja


Gjithçka që na rrethon

Është bota jonë e jashtme

Vetëm i marri nuk respekton

Pjesën e tij të pandashme


Më thoni ku të fshihem dot

Ju të nderuar miq të mi

Gjithçka dëshmoi për një Zot

E ne harrojmë se kemi përgjegjësi

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP