E kaluara perballë ndryshimit

>> Monday, October 08, 2007


Almedina Dauti - Gjilan


Punë e madhe se kush isha

dua të përmirësohem

punë e madhe se çfar bëja

dua të korigjohem

dhe nëse me jetën isha e pajtuar

s'dua për këtë të dorëzohem

dhe nëse gjërat

si bëja si duhet

dua të rregullohem

e nëse në netët e errëta

nuk dija të ndriqohem

do kapë kandilin në dorë

e me këmbëngultësi do të

orientohem.

Dhe në natën e errët nëse

e pash lart një yll do e ndjek nga pas

që të gjejë pak rreze dritë.

E nëse u kurova pasi isha sëmurë

do ja dijë vlerën shëndetit dhe

asaj që më ka humbë.

E nëse hecja rrugës pa e ditur se

se ku jamë, tani që e gjeta vetën

do eci ballë lart e nëse pengesat më

dalin pa ndërprer deri sa ta gjejë të

të drejtën nuk do të jem e qetë

dhe lulet përreth nëse aromë s'më

japin do parfumosem vetë me fjalën e All-llahut.

E kur e kaluara të më kërcënoj nga

zhgënjimi do i tregoj asaj se si është

të mbështjellesh me perlën e besimit.

E nëse nuk hjek dorë e si hije nga

prapa në qdo qast më vëzhgon

do i buzëqeshë me ndjenjën se si

është të jesh me iman.

E nëse më thotë: se s'ke qenë askushi

do i tregoj asaj se mund të bëhem dikushi.

E nëse më pyet: si jetove me mua?

Do i tregoj asaj se isha në dritën e errësuar,

e nëse prap vazhdon me lajka më lajkaton

s'do hjek nga dora Kur'anin derisa

zemrën me të vërtetën ta pasuroj.

E nëse më thotë: ke qenë pjesë e imja

do ja dëshmoj asaj se tani jam e huajë,

e nëse më thotë: ke humbur shoqërin

do i tregoj asaj se ajo një ditë

do më bëhej armik.

E nëse më shqetëson se kam mbetur

e vetme do i tregoj asaj se Mëshiruesin

kam me vete.

E nëse më thotë: ke humbur shumë kohë

nuk do të dëshprohem, sepse minuti në

momentin e vdekjes çdokujt i mjafton.

Nëse ajo fillon të lodhet kjo aspak nuk

do më përgjigjet sikur atë ta shihja të

dorëzuar kam frikë se pendimin nuk do

e kisha vazhduar.

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP