ZURA VETËN TIME

>> Monday, October 22, 2007





Në stuhitë e ëndrrave

Zura vetën time

Në bredhje dhe ikje

Nëpër kopshte të imagjinatës...



Duart më dridhen

Trupi djersitet si në agoni

Nëpër rrudhat e fytyrës derdhet

Vesa e mëngjesit të ftohtë...



Në varreza të pahapura

Varrosa ndjenjat e mia

Aty ku engjëjt bënin lutje

Për shpirtin tim...


XHELADIN HAMZA

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP