SHAMIA PA ABETARE

>> Tuesday, October 09, 2007



Agim AVDIU


Më je bërë si një pemë e madhe
Me kurorë gjethesh e zbukuruar
Të gjithë që pushuan nën hijen tënde
Aty edhe u dashuruan.

Sa mirë i ke mbuluar, me sa zili
Gërshetat ngjyrë gështenje, për bukuri
Sa mirë e sa fort i ruan
Me ngjyra vjeshte nën atë shami.

Po kush të hodhi tejlarg, kush nuk të do
Kush janë ata njerëz të pavlerë
Mirë kanë thënë të parët: mos harro
Sherri i parë fillon nga e jotja derë.

Sa dryshk të madh paskan zemrat e tyre
Që të mësosh në abetare shqipe s’të lanë
Vetëm pse nuk u pajtove me tekat e tyre
Të heqësh shaminë ti bukuroshe,
këtë të vetmin arsyetim e kanë.

“Ma shqyen abetaren e zemrës time nënë,
Duan që t’mi vënë prangat e injorancës ata që i kanë
Vetëm pse nuk u pajtova me tekat e tyre, nënë
Ta heq shaminë unë,
të vetmin arsyetim e kanë.”

“Flaka më djeg përbrenda se nuk ndjej aromën e klasës
Ndërsa edhe më shumë dergjem se përkrahje nuk kam,
S’ka dert, shamia e nënë Zaides,
sexhadja e Adem Jasharit më mbrojnë
Ashtu siç kanë qenë ata, edhe unë myslimane jam.”

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP