Një lule e vyshkur
>> Wednesday, June 27, 2007
Era e saj e petaltë më tmerron,
Sytë joshës së vashës së re,
Enzimet e brengës harrojnë cdo atrakcion,
Për ty rilindje , hallë i dendurisë…
Një lule e vyshkur qëndron zvarrë,
Nuk jep frutin e zemrën mbarë,
Pres me shekuj këtë devocion,
Të harrohem , të zhytem në adhurim…
Dy motra binjake xhaminë ndërtuan,
Me hallalle e me shpirt të pastërt në ahiret ato shkuan,
Një lule e vyshkur mbi varrë të tyre qëndron,
Janë muxhahide , janë muxhahide o insanë…
E dikur nga lëndina,
Flitej zhytej krejt shestina,
Për të bukurën lule dy vargje i shkrova,
Jo për tu vyshkur , jo për t`u zhdukur…
E xhamia e larme nga to u ndërtua,
Aromë e xhennetit vajzat binake u shëndërruan,
Mos tmerro mendjen o i ri,
Ta ndërtosh një xhami , a ta rrëzosh një njerëzi…
Një lule e vyshkur po me ndjek si hije,
E penalizuar nga fraza dije,
Kërkojnë që t`i thurrë nja dy fjalë,
Për evliat e Tetovës , Shqiptarisë mbarë!!!
Lexoje te plote...