>> Tuesday, July 10, 2007


Kufoma

Hamdi NUHIJU


Eshtrat e shtalbura të ashkendit,
Gjenden mbi varrë të servuara si uvertyrë,
Një ëndërr e frikshme më paralajmëroi për brengën,
Je larg , të thërras deri n`Amshim..

Mbi to shkruan jeta, fjala , vepra,
Gjetiu nën dhe` kërkuan psherëtitë,
Një plantazh e mbjellur me vdekje,
Rilindë qytetin e kufomave...

Zgobza e syrit mu përca si strofull fjalësh,
Të thërret një za nga thellësitë,
Jetoi i lumtur për lumturinë,
Kënaqësia është në xhenet..

Me sytë e tu ndërtuan tesbihët e mjerimit,
Një fëmijë i varur , gjakos në barkun e nënës,
Srebrenica qyteti i luleve,
U shëndërrua në një hije kufomash...



0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP