Frynë një erë nga lindja
>> Thursday, May 17, 2007
Butësia e kësaj ere
zgjidh frerët e shtrëngatës kohës.
Në zemrën pus i shterur shekujsh
lëshon ringjallje ky fllad i lindjes.
Shkëlqim të ngrohtë lind dielli i saj,
të merr meraku në të të shikosh.
Sytë e terruar kërkojnë dritë të vërtetë
pasi qenë lule të venitura kohësh.
Po frynë një erë nga lindja
mbi zemrën kolapse të perëndimit.
Si dorë e butë e nënës
i jep ledhatim të fshehur gëzimit.
Thellë ua ngroh bebëzën
syve të ftohur prej varfërisë,
kjo botë e artë.
ky Islam,
civilizim i ardhmërisë.
0 Komentet:
Post a Comment