Ide agimi

>> Thursday, September 27, 2012

Bëj kështu, nëse ke qëllimin të arrish të plotën  lumturi,
madhëro Allahun dhe ki për krijesat dhembshuri,
pastaj, nëse gjendja e myslimanëve në Burma të dhemb,
bëj dua ta bëjë mirë Allahu për myslimanët në atë vend.


Duke bërë duanë
Bjer në hatër dijeninë
Se Allahu mund të bëjë gjithçka
Se Ai është” ala kul-li shejin kadiir”.

Nuk mjafton ta sjellësh në mend
Se Ai ka dhembshuri e ka mëshirë të pandërprerë,
Ndonjëherë u dhembsesh dhe të mëshirojnë dhe njerëzia,
Por, ja që s’mund  të  të bëjnë gjë plot herë.

 Pranim i duasë, pra, këtë çelës ka
të jesh i vetëdijshëm se Allahu mundet gjithçka.

Duke parë dëshmitë që na tronditën
Për vrasjen dhe përçmimin e vëllezërve tanë në Birmani,
Dije se çdo mysliman  po provohet
O si në pamjet, o në ndërgjegjen e tij

Ilmi Rexhepi

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP