Për dëshminë e shpirtrave

>> Friday, September 28, 2012



Në kryeherësi
Shpirtrat tanë
 lidhën paktin:
kur u tha nëse ishte Zot i tyre
e pohuan zëplotë Allahun


Tash pohimi, dëshmia jonë
Në zgafella shpirti  ka ende jehonë,
Kur ndodhen befas keq ateistët,
O Zot,- edhe ata do të thonë!

Jehonë Allahu u jep
Dhe disa ngjarjeve që më vonë na i sjell,
Para se një lajm të mirë a të keq të marrim,
 gëzim a hidhërim në ne mbjell

Kjo është shenjë dashurie
Nga Allahu e shprehur ,
Dhe në vetat tona
Argument është gjetur.

Ilmi Rexhepi

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP