KLITHME!

>> Thursday, January 04, 2007




Nga qielli e nga faq' e tokës hodha një shikim:
Bota anë e kënd mbytur n'hidhërim;
E drejt' e Islamit për tokë e nëpërkëmbur,
Çdo çast për ne u bë kohë për matem.

Fryu në botë vjesht' e ateizmit,
Gonxh' e trëndafilit të fesë u zverdh e u tha;
E ka mbytur gjaku botën, pa shiko:
Çdo dritë u shua, kudo errësira ra...

Dëshira për të vërtetën, sa keq, u asgjësua;
Çdo zemër e zezë, në të zezë u mbulua;
E shajnë Kur'anin, fenë e shajnë
Ndaj padrejtësive Islami pa shpresë i dënuar!

Shkatërrimtarëve - shkatërrimtarë iu tha;
Turpi e nderi - lojë për të pafetë;
Emri i gostive u ndërrua,
Kambanat para ezanit dolën, oh, medet!
Ata që iu bindën urdhërit hyjnor,
Të çalët e huaj, dushmanët e shuar,
Gjithmonë djajtë e favorizuar;
E fshehta e Islamit doli sheshit, u zbulua!

Fetarë e besimtarë të pashpresë,
Të mërzitur e të zemëruar, të përlotur e të mjerë;
Për Zotin, shpirti i Pejgamberit ky;
Një gjendje e frikshme që zemrën ta djeg...

Qajnë yjet, erë e mëngjesit qan;
Qajnë për këtë gjendje, qajnë pa pushim;
Qajnë tokë e qiej qajnë,
Çdo çast për ne sikur dhjetë ditë muharrem...

Rënkimi i ummetit tënd, o Zot,
Kumboi gjer në qiej kat më kat;
Bëj mëshirë, më në fund, për këtë popull,
T'i sosin rënkimet, ta ngrejë kokën lart!

Klithmat e rënkimet të pushojnë,
Të qeshin këta dhera e këta qiej;
O Zot, jepi shërim këtij mjerimi,
Të qeshin, më në fund, njerëz e dhe!

Gusht 1936

Kemal Aruci

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP