Tre vëllezërit e mirë

>> Friday, January 05, 2007


Mu në mes të qiellit bënte dritë Hëna
Fliste me planete dhe kish’ bërë një kuvend
Tre vëllezër të mirë i afroheshin ngadalë
Në këtë gosti të madhe të zënë nga një vend.

Dy nga vëllezërit edhe më herët Hënën e kishin parë
Po tash do ta çojnë aty edhe vëllain e tretë
U nisën drejt qiellit me një gëzim të madh
Atje ku s’rrijnë mjegullat dhe ku pushojnë retë.

Një yll ndërroi vendin nga Lindja në Perëndim
Dhe një tjetër më pas nga Jugu iku në Veri
S’ka zhurmë si gjithmonë në qiellin e hapur
Gjithkund bënë dritë një nur dhe është qetësi.

Nga një bjeshkë e madhe befas u pa një dritë
Ecte shumë shpejt drejt qiellit në thellësi.
Do të mbulojë terrin si asnjëherë
Do të shkëlqejë mbi çdo gjë atje në gjithësi.

Tash erdhën shpejt edhe tre vëllezërit e mirë
Më afër po i rrinin Hënës së Re
Unë jam Rexhepi, dhe ky është Shabani
Sot edhe Ramazani është bashkë me ne.

I pari nisi të flasë Rexhepi, më i vogli vëlla
Ndër të dy vëllezërit rrezonte si diell
Sa më dha nder tha mua, i madhi Allah
Bashkë me Pejgamberin u ngjita lart në qiell.

Më pas e mori fjalën edhe vëllai i dytë
Në fytyrë kish nur dhe dukej më shtatgjatë
Me vete kam marrë një det më të mira
Unë s’bej gjumë, as atëherë kur bënë natë.

Ne s’jemi si vëllezërit e pejgamberit Jusuf
Që me xhelozi dhe smirë zemrën e kishin mbështjellë
Nuk e lanë të sosë ëndrrën që kish parë
E hudhën të gjallë në një pus të thellë.

Dhe pas nje qwetësie foli edhe vëllai I tretë
Unë jam më I madhi vëlla dhe më quajnë Ramazan
Në një natë të madhe që e zgjodhi Allahu
Nga lartësitë e qiellit zbrita me Kur’an.

Atje në Qabe në Meke në shkretëtirë
Mu në shpellën Hira erdha me një mrekulli
Veç me fjalët më të mira që foli Perëndia
I bëra bashkë në një vend melek dhe njeri.

Drejt Tokës morën udhë të zbresin shumë meleqë të Zotit
Sa të gëzuar ishin dhe me vete bartnin vetëm mëshirë
Tash për ne do të na hapen zemrat dhe portat e shtëpive
Do të na presin besimtarët me selam për muajin më të mirë.

Kështu e sosën rrugëtimin e nisur këta tre vëllezër të mirë
Në qiell e panë një dritë që s’ish parë kurrë më parë
Sa gëzim dhe kënaqësi do të dalë nga agjëruesit
Në dritën e syfyrit dhe në sofrën e shtruar veç në iftar.


Ali Vezaj

burimi:www.zeriislam.com

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP