Lindja dhe Perendimi

>> Thursday, January 04, 2007




Për perëndimorët arsyeja është organizator i jetës,
Për lindorët dashuria është sekreti i çdo qenieje,
Vetëm nëpërmjet dashurisë inteligjenca mund ta njehë Zotin,
Veprat e dashurisë gjejnë themele të forta në arsye.

Kur dashuria përcillet me arsye,
Ajo ka fuqi ta përfytyrojë një botë tjetër,
Ngrituni atëherë dhe projektonie atë botë tjetër,
Botë të dashurisë dhe inteligjencës, tok në një.

Dëshira e flaktë e evropianëve është shfryrë,
Sytë e tyre akoma vrojtojnë, por zemrat u kanë vdekur,
Dhembshëm janë ngadhënjyer me shpatat e tyre,
Të qëlluar, të therur, vetë kanë qenë gjahtarë.

Mos kërko zjarr dhe dehshmëri në verën e tyre,
Nuk do të agojë epokë e re në qiellin e tyre,
Flaka e jetës vjen nga zjarri juaj,
Detyrë e juaja është të krijoni botë të re.

Mustafa Kemali, i cili ka kënduar për rilindje të madhe,
Ka folur se fotografia e vjetër doemos duhet pastruar dhe shkëlqyer
Nuk mund të rilindet vitaliteti i Qabes
Nëse në këtë shenjtëri hyjnë Lati dhe Menati i ri nga Evropa.

Jo, turqit nuk kanë melodi të re në bredhjen e tyre,
Atë që ata e quajnë të re është vetëm këngë e vjetër e Evropës,
Nuk ka hyrë puhi e ajrit të freskët në krahërorët e tyre,
Ata nuk kanë në mendje kurrfarë ideje të re të botës.

Turqia po shkon pashmangshëm tok me këtë botë,
E shkrirë në flakën e botës si dylli të cilin ne e njohim,
Origjinaliteti është në palcë të çdo krijese
Duke imituar jeta kurrë nuk do ta përtërijë.

Zemra e gjallë, krijuesi i kohëve dhe epokave,
Nuk është enkas i dashuruar në imitim,
Nëse e ke shpirtin e muslimanit të vërtetë,
Hulumtoje ndërgjegjen tënde dhe Kur’anin.

Njëqind bota të reja gjenden në vargjet e tij,
Shekuj të tërë janë të prehura në çastet e tij,
Një nga botat e tij i përgjigjet epokës së tanishme,
Kape, nëse zemra në gjoksin tënd e kupton të vërtetën.

Edhe shërbetori që beson është shenjë e Zotit,
Çdo botë për shpirtin e tij është sikur rrobat,
Kur një botë vjetrohet në krahërorin e tij,
Kur’ani ia dhuron tjetrën.

Muhamed Ikball

Përktheu: Nexhat Ibrahimi

burimi:www.zeriislam.com

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP