VATANI NE RREZIK !!

>> Thursday, January 25, 2007





O vend i pafat - skenë dhune e luftrash,
Skllav i hidhërimit jam unë sot!
Pas hidhërimit i lidhur në gjuhën time;
Një pamje qgë rënkon - kjo botë!

Një vatër e mrekullueshme qe, si u bëre;
Sa keq që sot si një gërmadhë je!
Edhe e ardhmja - një faqe e zymtë,
Çdo pamje varrezës i përngjet!

Në qiell dhe një yll shprese më nuk ka!
A mos çdo pamje në gjak është lyer?
Thirrjet që nga horizonti ngritur,
Gjer te qiejt e zgjedhur lartësuar!

Në shpirt vetëm shqetësimi yt më mbeti;
Për mua, në çdo skaj tani i përgjakur ti;
Pasi i huaji nderin ta shkeli,
Kujtimi yt për mua mbeti në zi!
Nëntor1936


Kemal Aruci

burimi:www.zeriislam.com

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP