GAZELI MBI VDEKJEN
>> Monday, December 24, 2007
Xhelaludin RUMI
Kur kalojë në amshim
Kur tabuti të gjithëve se jam i vdekur tregon
Mos mendoni që për këtë botë
Dhembje më ekziston.
Mos të përlotet askush për mua
Mos të thotë “Është dëmi i madh”
Dëmi është të jesh i shejtanit
Dhe të shkohet atje ku digjet.
Në xhenazen time për ndarjen
Pikëllim të mos mbulon
Se mu atëherë me shpirtin tim
Fati i takimit cicëron.
Kur në varr më lëshojnë
Askush të mos thotë “U zhdukë përgjithmonë”
Nga se shoqërisë së xhennetlinjëve
Varri – është vetëm paravan që ekziston.
Kur e sheh se në varr më lëshojnë
Konsidero se atëherë në qiell më ngritin
Po në qiell Dielli e Hëna
Athua më pakë ndriçojnë?
Njeriu mendon: vdekja është muzgu
Varri burgut i ngjanë
E në të vërtetë, aty bëhet
Lindja e mëngjesit të Ri.
Cila farë nuk mbinë
Kur toka atë e pranon
Po si në ringjallje
Shpirtin dyshimi të ma mundon
Nga bunari kofa nxirret
Plotë e mbytur e nuk e mundon
Shpirti i Jusufit nga kjo nuk qanë
Gjersa trupi me gropën lufton.
Kur e mbyllë një dalje
Atëherë tjetra hapet vetë
Mu për atë për vdekjen time
Asnjë fjalë pikëllimi të mos ketë.
Shqiperoi: Xheladin HAMZA
0 Komentet:
Post a Comment