Zog i shfrenuar
>> Tuesday, December 04, 2007
Xheladin HAMZA
Edhe atëherë
Kur këngë dhe duar të huaja
Të thërrasin në përqafim
Unë ndjej dridhje të lehta
Të zemrës nën dërrasën e gjoksit
Nga ëndrra e ëndrrës
Zgjohem me krah të hapur
Si zog i shfrenuar
Në fluturim të fundit mistik
Në errësirën e qetë të kësaj nate
Më takojnë erërat e së kaluarës
Në të njëjtin vend ku i kërkoj
Ndjenjat e dashurisë së humbur
Hedhi sytë e përlotur përreth
Të shoh në vallëzim në vello
Në peizazhe magjepse të së kaluarës
Si dikur në shatërvanin e rinisë...
Vibracioni i zemrës merr hov
Lot lehtas rrëshqasin mbi faqet e mia
E në tokë përplasen
Si pika shiu në vjeshtën e vonuar..
0 Komentet:
Post a Comment