E DASHURA NËNË
>> Thursday, January 25, 2007
Jam larg i vetem ,
Ketu ku fryma ledhaton erresiren,
E ndjenjat stimulojne deshire...
Mos me Harro te Lutem,
Ne duat e tua te embela,
Qe per cdo ditë ne iterenar,
Frymen ma Gjallerojne...
Ti me je si hyri ,
Me e vlere se gjithecka ne bote,
Enderroj qe ne agun e mengjesit,
Te te zgjoj per ne namaz...
Ne vendin e Bukur te Medines ,
Soditem si i Vetem e si nje sufi ,
Joshem ne shadervan,
Nga dielli i nxehte zemra me pervelon...
E dashura nene jam une vogelushi yt,
Ai qe ne preherin tend ndjeja ledhatine,
U rrita me qumsht shqiptari,
E Ne Sahara kerkoj dituri ...
Me trego per Shtepinë ,
Po Rina a eshte rritur,
E inshallah e presim Pavarsine...
Hamdi Nuhiju , Kumanovë
.....kjo poezi i kushtohet gjithe studentave qe jane jashtë atdheut te tyre, All-llahu ua largoft merzitë dhe ua shtoft imanin dhe diturine ......
0 Komentet:
Post a Comment