Erdhi pranvera

>> Wednesday, February 06, 2008


Ali SYLAJ


Pas pritjeve të gjata plot mallë

Na erdh pranverë e dashur,zbukuruar

Fryma hyjnore çdo gjallesë ka ringjallë

Dimri më pat mbushur pikëllim mua


Arritën erërat e ngrohta lajmëtare

Me shushurimë mikëluese e brohori

Qielli urdhëroj tokën-nxirr nga gjiu thesaret

Tash s`mund t`i bësh ballë të bekuari shi


Natyra ihramët e bardhë i braktisi

Petku gjelbërosh i rri për mrekulli

Kurorë nusërie pemët i qëndisin

Zogjët formojnë të magjishme simfoni

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP