Pas fshehtesise

>> Wednesday, February 06, 2008


Ali SYLAJ


Pas çdo fshehtësie një dituri

Të pret pas parmakëve si princeshë e robëruar

Pas çdo diturie një njeri-gjeni

Errësirat çanë-kalorës në ar praruar


E çdo gjeni prej Zoti mrekulli

Për lehtësim nga mëshira krijuar

Hulumto,studio-i tillë bëhu dhe ti

Mbi shehid do jeshë në xhenetin e bekuar


Pas çdo shkence,tjetër shkencë

Me mjegull misteri mbuluar

Pas çdo njeriu,një tjetër njeri

I përcaktuar për të hulumtuar


Pas çdo errësire-injorancë,errësirë

Të verbon,të huton e rrugën ta pret

Në fund të rrugicave nga një djallë me brirë

Mysafir të fton në ahengun e vet

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP