I HUMBUR NË KOHË

>> Sunday, February 17, 2008


Xheladin HAMZA


I humbur në mjegullën

E labirintit të jetës...

Dënesën e kohës

E barti në shpirtin

E këputur....

Pa ty

Heshtja më vret

Me plumbin e saj

Që sytë e mi

S’e panë kurrë...

Iluzione

Të ndrydhura

Të lakuara

Dhe të thyera

Digjen në mua

Si fletë letre

Që shndërrohen në pluhurin

E jetës së shuar...

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP