TRÊNDAFILI I KÊPUTUR

>> Friday, February 08, 2008


Ali SYLAJ




Kur ta këputësh trëndafilin

Do mbeten kërcell e gjemba si shëmti

Sa ishin së bashku të pa ndarë

Krijonin të mahnitëshme harmoni


Dhe tani ndarë nga njëri tjetri

Të mjerë më duken që të dy

Lulja e bukur zverdhet dhe vyshket

Në vazon e bukuroshes shtatselvi


Kopshti humbi mburrjen,krenarinë

Gjembat nuk joshin më bilbil

Se ata ikën, morën arratinë

Qyqja nisi këngën plot trishtim


Trëndafili nuk këputet të dhurohet

Se shkurt do zgjasë aromë e tij

Mbjellët, dhe me të toka hijeshohet

Në zemra zgjon ngrohtësi e dashuri

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP