Ma sjellë esencën e Diellit

>> Wednesday, February 27, 2008


Xheladin HAMZA


Shikimin e hodha në ardhmëri

U ngritë mbi maje të ylberit

E puthi ngrohtë dhe mbeti aty

E unë mbeta në shpresë për sytë e mi...


Dhe sot kur dënesa më dërmoji

E pamëshirshëm shpirtin ma theu

Në mijëra copëza më të imta se atomi

Të lutem mos shkel më mbi mua

Si mbi një lule të këputur e të venitur...


Edhe njëherë kthe kokën kah unë

Derisa akoma frymoj me frymë të rëndë

Dhe shiko në sytë e mi të verbër

Si rrokullisen e vdesin lot veç për ty...


Ma sjellë esencën e diellit

Të ma ngrohë shpirtin e ngrirë

Si të një varfanjaku të braktisur

E orkideja le të çelë edhe njëherë

Sall për mua e për ty...

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP