Jeto i lirë

>> Wednesday, February 20, 2008



JEHONA PERQUKU






Qka do të thotë i lirë?
Në errësirën e mbuluar,
Në mbijetesën e kërkuar,
Në frymën e zenkuar ,
Gjaku nga venat i kulluar,
Të vdesësh me nder e ndaluar,
Dritën kurr pa e shikuar,
Zemra e gjallë, mendja e shuar,
Etje ,durim i sakrifikuar ,
Tronditje e përjetuar,
Shpirti thell i trazuar,
Miliona shekuj për t’mos harruar.

Erdhi dita për të festuar,
Eh tani LIRI kemi Gëzuar,
Emocion i papërshkruar,
Me shekuj i luftuar,
Atë që deshëm e fituam,
Të gjithë në fund e kuptuan,
Jemi komb i bashkuar,
Me PAVARËSI u kurorëzuam……
KOSOVË qofsh e Bekuar!

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP